20.4 C
Mitrovice
E premte, 22 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Reagon sërish Arbenita: Fajëson ish të dashurin për videon e publikuar

Mëngjesin e ditës së djeshme modeles Arbenita Ismajli iu publikua një video në rrjete sociale ku shfaqej duke u puthur me një mashkull, shkruan GazetaBlic.

Modelja fillimisht reagoi dhe tha se do të padis ata që kanë hedhur videon, pasi sipas saj ajo i takonte të kaluarës. Madje edhe djali në video me të cilin puthej Arbenita reagoi duke thënë se ia kishin hakuar llogarinë e tij në Snapchat. Ndërsa tani ka reaguar sërish modelja ku ka fajësuar pikërisht atë, madje thotë se është çmenduri që një ish të ruaj fotografitë e para 4 viteve më parë dhe e ka bërë një gjë të tillë për t’a ulur. Modelja tutje vazhdon duke thënë se ajo dhe Fero janë bashkë dhe këto gjëra nuk mund t’i ndajnë.

“Zakonisht nuk i shpjegohem njerëzve për punët e mija, por ja që u bë e tepërt dhe duhej! Është çmenduri se si një ish mund t’i mbajë ende fotografitë e mija prej 4 vite më parë! Të shtiret se iu është hakuar Snapchati! Dhe i përdor ato kundër meje për të më ulur dhe poshtëruar në publik! Merre famën!!! Por nuk të duhet kur je i prishur përbrenda! Kur jemi në pubertet jemi shumë delikatë dhe bëjmë gabime që më pas në të ardhmen qeshim me to! Unë nuk jetoj më në të kaluarën! Nëse prisni të jem e përsosur harrojeni nuk do jem kurrë, sepse jam njeri! Kush jeni ju për të më gjykuar gjithsesi? Merreni si të doni por unë e dua të dashurin tim dhe këto gjëra të kota nuk do të na ndajnë kurrë! Nuk jemi ndarë asnjëherë dhe dëshirojmë ta mbajmë lidhjen sekrete! Ku po shkoni vallë më gjithë këtë urrejtje? A është kjo e arritur për ju, këto janë ëndrrat e juaja? Ne jemi shqiptar dhe njerëz në fund të fundit! Boll u bë poshtërimi i njëri tjetrit, sidomos femrave shqiptare!”, shkruan ajo në postimin e saj./GazetaBlic.

 

 

 

 

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT