19.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 17 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Përditësohen rezultatet e votave me postë: VV merr nën 50%, LDK e dyta me gati 30%

Po vazhdon numërimi i votave me postë nga diaspora dhe rezultatet janë mjaft interesante, me VV-në që po prin me pothuajse 50% të votave, që është shumë më pak sesa në votat e diasporës në përfaqësitë diplomatike.

Sipas përditësimit të fundit nga KQZ-ja, me 23.4% të kutive të procesuara deri më tani, VV ka marrë 5,970 vota ose 49.3%.

Në vendin e dytë është LDK-ja me 3,535 vota ose 29.19% të votave me postë.

PDK është në vendin e tretë me 980 vota deri më tani, ose 8.09% të votave. AAK-NISMA ka deri më tash 710 vota ose 5.86%.

Nga rezultatet përfundimtare të përfaqësive diplomatike, VV mori mbi 12 mijë vota ose mbi 80%, ndërsa PDK e LDK morën mbi 1 mijë vota secila./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT