Tre persona përfunduan në prangat e Policisë nën dyshimin se janë përfshirë në një përleshje në veri të vendit. Rasti u zbulua pasi Policia ndaloi për kontroll njërin nga të dyshuarit, në fshatin Dren të Leposaviqit. Të dyshuarit që ishin në gjendje të dehur përfunduan në ndalim dhe rasti është konfirmuar edhe nga Policia.
Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije për Sinjalin se tre të dyshuarit janë Jovan Veljkovic, Marko Markovic dhe Jovan Vukojevic.
Gjatë verifikimit, ka rezultuar se i dyshuari Vukojevic kishte pasur dy urdhërarreste aktive për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.
Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Me datë 26.02.2025 gjatë një pike te kontrollit fshatin Dren te Leposaviqit, ne atë vend ishte ndalur një veture me targa te huaja ku nga drejtuesi M.M 41 vjeçar ishin njoftuar se i njëjti ishte rrahur nga dy persona te tjerë dhe njëherit i ka informuar policet se me vete ka një granat dore te tipit M75. Njësitet relevante te Policisë se Kosovës kane dal ne vend te ngjarjes dhe janë marr me rastin, dhe gjate hetimit kane identifikuar dhe arrestuar te tre personat qe kane qene te përfshirë ne rrahje. Te tre personat iu janë nënshtruar testit te alkoolit dhe qe te tre kane rezultuar qe kane qene nen ndikim te alkoolit.
Nga njësitet për trajtimin e mjeteve te rrezikshme, granata e dorës është marr nga vendi i ngjarjes.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku tre (3) personat e dyshuar me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Gjerat e konfiskuar si dëshmi janë : Një granat dore M75 Një lopatë.”
/GazetaSinjali/