20.8 C
Mitrovice
E enjte, 18 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Nga 1 prilli me tarifa të reja, do të rritet çmimi i energjisë elektrike

Kompanitë që operojnë sektorin e energjisë në Kosovë kanë bërë kërkesa për rritjen e çmimit të tarifave të rrymës.

Ato i kanë dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë.

Indeksonline merr vesh nga burimet brenda ZRrE-së se KEDS-i ka kërkuar rritje të rrymës pë 30 përqind.

“KEDS ka kërkuar rritje për 30 përqind të rrymës . ZRrE -ja është në shqyrtim të kërkesës , do të ketë rritje të energjisë së shpenzuar. Rritja e energjisë elektrike do të hyjë në fuqi me 1 prill të këtij viti”, kanë bërë të ditur burime nga ZRrE-ja.

Ndryshe, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOST], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kanë dorëzuar aplikimet për shqyrtimin e tarifave”.

Nga ZRrE kanë thënë se janë duke i shqyrtuar tarifat dhe më pas dalin me propozime.

“Aktualisht jemi duke i shqyrtuar këto kërkesa dhe pas shqyrtimit dalim me propozime. Besoj diku kah fundi i marsit deri më 1 prill afërsisht dalim me vendim”, tha ky burim./Indeksonline/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT