20.8 C
Mitrovice
E enjte, 18 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Komandant Hoxha shpërthen në Hagë: “Tash nuk i besoj asgjë kësaj gjykate – nuk flas më”

Ish-komandanti i UÇK-së në Rahovec, Ismet Tara, i njohur si Komandant Hoxha, i cili është paraqitur sot në cilësinë e dëshmitarit në rastin më të madh të Gjykatës Speciale, po refuzon të dëshmojë.

Ai ka thënë se nuk do të flasë derisa të shfaqet një dokument, në të cilin, ai pretendon se është paraqitur si tradhtar i kombit dhe i luftës.

Në momentin kur prokurorja ia prezantoi Tarës një dokument në seancën e sotme të gjykimit, Tara tha se ai nuk ishte dokumenti të cilin e kërkon.

“Ky është një shënim i një takimi që keni pasur me përfaqësues të UNMIK-ut në vitin 2001. A ju kujtohet që keni pasur takim me përfaqësuesit e UNMIK-ut?”, i tha prokurorja, dëshmitarit Tara.

Ai tha se dokumentin ia kanë ndërruar.

“Ma keni ndërruar dokumentin. Nuk është dokumenti që unë e kërkoj. Dokumenti nuk është që unë e kam lexuar. Dokumenti është që e keni nënshkruar pa dijeninë time. Këtë dokument keni provuar ju ta ndryshoni dhe tash nuk i besoj asgjë më kësaj gjykate dhe nuk flas asgjë”, ka thënë Tara.

“Dokumentin investigues timin të vitit 2019 të nënshkruar nga ish-hetuesit e mi, për 4 ditë me radhë për 32 orë. Por, pa dijeninë time, pa nënshkruar unë fare që më kanë paraqitur mua si tradhtar të UÇK-së, tradhtar të kombit tim”, ka përfunduar ai./Paparaci

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT