10.6 C
Mitrovice
E premte, 19 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare: Grenell, njeri i pacipë

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Westminster, Aidan Hehir, ka thënë ish- i dërguari i ShBA-së për Ballanik Perëndimor, Richard Grenell është njeri i pacipë.

Sipas tij, ai shikon interesat e tij personale, dhe deklaratat ndaj një kryeministri, siç ishin ato për kryeministrin e Kosovës, Albin Kuri nuk i takojnë një diplomati, duke thënë se Grenell me Kurtin e ka personale

Në një intervistë për Tëvë1, ai ka kujtuar kur Grenell në vitin 2015 kishte shkruar kundër zgjedhjes së Trump, president të ShBA-së.

“Është njëri pa principe. Ky është një njeri që ka vetëm interesat e tij gjithmonë. Kur një karakter i tillë, pa principe, që sheh botën nga këndi egoist, çfarë mund të fitoj, si të fitoj, si të shfrytëzojë njerëzit, kur një i tillë takon dikë që ka principe sigurisht që do ta urrejnë atë. Nëse je diplomat ndërkombëtar, nëse prezantohesh si i tillë, dhe shkon në Twitter për kritikë hakmarrëse ndaj një kryeministri në detyrë, kjo dëshmon që diçka nuk është në rregull me ty. Nuk je diplomat nëse e bën këtë. Duhet të kuptohet që ai nuk përfaqëson atë që është e mirë për ShBA-të”, ka thënë ai.

Pak ditë para zgjedhjeve në Kosovë, Grenell kishte thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është partner i besueshëm për Evropën dhe ShBA-në. Madje ai kishte thënë se deklarimet e Kurit se raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të mira, nuk qëndrojnë dhe se sipas Grenell këto raporte nuk kanë qenë kurrë më të ulëta.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT