9.4 C
Mitrovice
E premte, 19 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

E konfirmon Prokuroria: Pajisja përgjuese që iu gjet gazetarit Vehbi Kajtazi në veturë është e AKI-së

Prokuroria e ka konfirmuar se pajisja përgjuese që iu gjet gazetarit Vehbi Kajtazi në veturë është e AKI-së, njofton gazetari Lirim Mehmetaj.

Pajisja përgjuese GPS-së që gazetari Vehbi Kajtazi e kishte gjetur në veturën e tij në fund të tetorit të vitit të kaluar është e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, e njohur gjerësisht si AKI.

Se kjo pajisje i takon AKI-së tashmë e ka konfirmuar edhe Prokuroria e Kosovës.

Pas një kërkese për të dhëna nga Dogana e Kosovës është konfirmuar se aparati që iu gjet Kajtazit në veturë është një nga 74 pajisjet e njëjta që kishin ardhur në Kosovë si material i porositur për AKI-në.

Sipas burimit në Doganën e Kosovës, pas kërkesës, Dogana ia ka ofruar këto të dhëna Prokurorisë.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT