Deputetja Hykmete Bajrami një nga zërat më të fuqishëm të LDK-së brenda Kuvendit ka bërë ngritje të madhe në vota për dallim nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
E njohur për kritikat në çështjet ekonomike dhe financiare, Bajrami në zgjedhjet e 9 shkurtit, sipas numërimit aktual, ka siguruar 35 mijë e 707 vota, më shumë se 20 mijë vota sesa në vitin 2021.
Edhe në renditja të këtyre zgjedhjeve ajo është lart sesa në vitin 2021.
Ajo është e treta pas Doarsa Kicaj-Xhelilit dhe liderit Lumir Abdixhiku që është i pari në listë.
Bajrami në zgjedhjet e vitit 2021 kishte 12 mijë e 401 vota dhe ishte e gjashta në renditjen e kandidatëve më të votuar të LDK-së.
Para katër vjetësh, në listë para Bajramit ishin Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Anton Quni dhe Armend Zemaj.