12.4 C
Mitrovice
E premte, 19 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

‘Harruan Kosovën, nderuan Dodikun’, BDI: Për herë të parë Maqedonia e Veriut nuk e uroi Kosovën

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka reaguar ndaj institucioneve shtetërore, duke i akuzuar se këtë vit nuk kanë dërguar një urim zyrtar për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa në të njëjtën kohë kanë pritur me nderime Milorad Dodikun.

Sipas BDI-së, ky veprim përbën një sinjal shqetësues për politikën e jashtme të vendit dhe minon marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

“Me keqardhje dhe shqetësim të thellë konstatojmë se për herë të parë, Presidenti, Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme nuk kanë dërguar një urim zyrtar publik për Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Kjo nuk është vetëm një lëshim diplomatik, por edhe një mesazh që dëmton bashkëpunimin rajonal,” thuhet në reagimin e partisë.

BDI thekson gjithashtu se promovimi i konceptit të “Botës Serbe” në Maqedoninë e Veriut është një rrezik për sovranitetin dhe perspektivën evropiane të shtetit.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT