Gazetari dhe publicisti, Adriatik Kelmendi, ka thënë se historia shkruhet vetëm njëherë, dhe këtë e ka bërë Hashim Thaçi.
Kelmendi tutje ka shkruar se Thaçi, mban vulën e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, si asnjë individ ose politikan tjetër.
Ai shtoi se Thaçi ishte në ballë të luftës për çlirim dhe shpalli shtetin e e pavarur si kryeministër i Kosovës.
“Po! Historia e madhe shkruhet vetëm një herë dhe Hashim Thaçi e ka shkruar atë.
Thaçi mban vulën e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, si asnjë individ ose politikan tjetër.
Ishte në ballë të luftës për çlirim dhe kryeministër i Kosovës që shpalli shtetin e pavarur.
Beteja e tij në Hagë nuk është betejë personale. Aty po mbrohet lufta për liri dhe shteti i Kosovës!
Kjo nuk bën të harrohet edhe këtë përvjetor!”, ka shkruar Kelmendi.
Këto komente Kelmendi i bërë me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës./gazetametro.net