Lëvizja Vetëvendosje është shpallur partia fituese e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, sipas projeksionit të Dukagjinit, por me një përqindje dukshëm më të ulët se sa zgjedhjet e kaluara të vitit 2021.
Qendrat e votimit janë mbyllur në ora 19:00 në të gjithë Kosovën. Ndërkaq, menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit janë publikuar projeksionet e para.
Radiotelevizioni Dukagjini ka publikuar EXIT POLL-in e realizuar nga UBO Consulting, duke e paraqitur Lëvizjen Vetëvendosje si partinë fituese të zgjedhjeve parlamentare.
Sipas projeksionit të Dukagjinit, LVV-ja ka marrë 40,3%, Partia Demokratike 21.4%, Lidhja Demokratike e Kosovës 19,3 %, Koalicioni për Kosovën Fituese 7.2% dhe Lista për Familjen me 1.8 %.
Rezultatet e projeksionit janë marrë në bazë të 15 mijë anketave, nga 180 qendra, me 1% të gabimit. Në këtë projeksion nuk janë të përfshira votat e diasporës.