14.4 C
Mitrovice
E shtunë, 20 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Pesë komunat me pjesëmarrjen më të lartë të qytetarëve në votime

Qytetarët në Kosovë po shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar për zgjedhjet parlamentare. KQZ-ja njoftoi përmes një konference për media se deri në ora 15:00, 558 mijë e 246 qytetarë kanë votuar.

Në bazë të të dhënave të fundit nga faqja zyrtare e Komisionit Qendror Zgjedhor, pesë komunat me numrin më të madh të votuesve që kanë votuar janë:

Ranillug – 47.09%, ku nga 5 mijë e 69 votues të regjistruar, këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar, 2 mijë e 387 qytetarë.

Zveçan – 43.59%, ku nga 7 mijë e 203 qytetarë të regjistuar për të votuar, të drejtën e kanë shfrytëzuar deri tani 3 mijë e 140 prej tyre.

Leposaviq – 42.18%, 13 mijë e 876 qytetarë me të drejtë vote, deri tani 5 mijë e 853.

Novobërdë – 39.25%, ku nga 9 mijë e 820 votues të regjistuar, kanë shfrytëzuar këtë të drejtë deri tani 3 mijë e 855.

Prishtinë – 37.23%, nga 212 mijë e 515 qytetarë me të drejtë vote, 79 mijë e 121 kanë votuar deri tani.

/Reporteri.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT