-0.6 C
Mitrovice
E diel, 9 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

Grida Duma, Kurtit: Referendumi, term populist – akuzoheni se rishpërndarjen e buxhetit e bëni në mungesë të investimeve

Kryeministri Albin Kurti është intervistuar gjatë nga autorja e emisionit “TopStory” në TopChannel, Grida Duma.

Ajo e sfidoi kryeministrin Kurti që të flasë për investimet që qeveria e tij i ka bërë në mandatin e saj katër vjeçar.

Por Kurti, zgjedhjet e nesërme, pothuajse të parat të rregullta e të zakonshme në Kosovën e pasluftës, i quajti të jashtëzakonshme.

“Këto janë zgjedhjet e para të rregulla që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Jemi qeveria e parë që e përmbyllim mandatin katër vjeçar. Ndonëse janë zgjedhje të rregullta, nuk janë zgjedhje të zakonshme, meqenëse ajo çfarë kemi bërë në këto katër vite është e paparë në Kosovën e pasluftës”, deklaroi Kurti, teksa përmendi “rritjen ekonomike, rishpërndarjen sociale dhe sovranitetin e integritetin territorial”.

“Ditën e nesërme”, tha ai, “nuk e quajmë ditë të zgjedhjeve, por të referendumit”.

Por, Grida Duma i tha se termi referendum është “term shumë populist”.

“Për një kryeministër që ka pasur katër vjet mandat të gjatë në Kosovë dhe që kundërshtari i thotë ke pasur më shumë pushtet se të tjerët, je në disproporcion me fuqinë që ke pasur në raport me arritjet”.

Duma e pyeti nëse rishpërndarja e buxhetit është populizëm, pasi sipas saj, “kundërshtari politik iu thotë se iu mungojnë investimet kapitale, e keni dyfishuar tatimin për pronën, ju thotë që energjinë, ndërsa ishit në opozitë keni deklaruar fort se do ta ulni por në qeveri e keni dyfishuar çmimin, iu thotë se kjo rishpërndarja juaj nuk është gjë tjetër veçse mungesë e investimeve në total”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT