-0.1 C
Mitrovice
E shtunë, 8 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

Krasniqi në tubimin përmbyllës: Bedri Hamza është gati për ta bërë Kosovën “Ma Mirë”, nesër nis një kapitull i ri

Partia Demokratike e Kosovës po mban tubimin përmbyllës në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, në fjalën e tij në fushatën përmbyllëse të PDK-së, ka bërë thirrje tek qytetarët që ta votojnë Bedri Hamzën për kryeministër Partinë Demokratike të Kosovës, teksa tha se nga nesër nis një kapitull i ri për Kosovën.

Ai ka thënë se Hamza s’është politikan i zakonshëm dhe se është një njeri me vlera e integritet të pakrahasueshëm.

“Bedriu s’është politikan i zakonshëm. Është politikan me integritet të pakrahasueshëm. Bedri Hamza gjithmonë thotë më pak e bën më shumë. Bedri Hamza gjithmonë e mbanë fjalën. Bedriu e ka bërë edhe PDK-në më të mirë. Bëmë fushatë pozitive, s’përhapëm përçarje e nuk akuzuam për mungesë patriotizmi”, ka thënë Krasniqi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT