5.6 C
Mitrovice
E premte, 7 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

Grenell i përgjigjet Kurtit: Ju jeni deluziv, raportet kurrë s’kanë qenë më keq

Richard Grenell e ka quajtur ‘deluzive’ deklaratën e kryeministrin Albin Kurti për raportet e Kosovës me ShBA-të.

Në një përgjigje përmes rrjetin social X, emisari për Misione të Veçanta në Administratën Trump tha se marrëdhëniet mes dy shteteve nuk kanë qenë “kurrë në pikë më të ulët”.

“Deluzive. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë në pikë më të ulët. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada e SHBA-së, Anthony Blinken etj.”

Albin Kurti u deklarua të mërkurën për deklaratën e Grenell, të bërë në rrjetin social X para katër ditëve, në të cilën zyrtari i Shtëpisë së Bardhë e cilësoi “partner të pabesueshëm” shefin e Qeverisë.

“Çka me bo unë”, tha Kurti, i pyetur për deklarimin e Grenell në një intervistë për televizionin lokal “Istogu Channel”.

“Çka me bo unë. Ti e din shumë mirë se tërë jetën time kam qenë aktivist e jo analist. I kemi këto studiot që i studiojnë se çka i tha kështu e pse e këqyri ashtu”, tha Kurti.

Ani pse Grenell e cilësoi “mashtrues” pasi tha se Kurti gënjen kur thotë se kemi raporte të mira me Amerikën, i pari i ekzekutivit tha se raportet me ShBA-të nuk kanë qenë kurrë më të mira.

“Punët kurrë ma mirë nuk i kena pas. Po blejmë helikopterë “Black Hawk” pas blerjes së sistemit ‘Javelin‘. Grantin më të madh nga Amerika e kemi marrë gjatë mandatit tonë. Ne kemi bërë avancimin me Amerikën kur raportin me Amerikë nuk e kemi vetëm diplomatik por e kemi edhe në mbrojtje, e në zhvillim e edhe energji”, tha Kurti.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT