Politologia, Arta Tahiri-Beqa ka deklaruar se qëndrimet e emisarit për Misione të Posaçme i SHBA-së, Richard Grenell nuk janë personale por janë qëndrime të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Tahiri ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump nuk del të thotë se çfarë ka thënë Grenell është e vërtetë por që sipas saj dihet pasi ai është një zyrtar të cilin e ka emëruar Trump.
Ajo ka shtuar se pavarësisht qëndrimeve për deklaraten e Grenellit qasja sa më pozitive ndaj SHBA-ve është në të mirën e Kosovës.
“Më e keqja e gjithë kësaj është që ne nuk mund të presim që nga Trump sepse për të nuk e di ku jemi në ndonjë pikë aty ku mund të na shoh ai neve, nuk presim nga Trump të dalë e të thotë që atë që ka thënë Grenell është e vërtetë dhe unë e mbështes sepse Grenell është një zyrtar të cilin e ka emëruar Trump dhe qëndrimet e tij nuk janë personale, edhe këtë duhet sqaruar le ta dijë qytetari që qëndrimet e Grenell nuk janë personale por janë të Departamentit të Shtetit të ShBA-ve. Tash a na pëlqen ose jo ne Grenelli sigurisht që ne i kemi qëndrimet tona, por SHBA është fuqi botërore për të cilen ne kemi nevojë dhe do të kemi nevojë dhe qasja jonë sa më pozitive sa më miqësore është në të mirën tonë”, është shprehur ajo në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Ndryshe, emisari për “Misione të Posaçme”, Richard Grenell dy ditë më parë ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër kryeministrit Albin Kurti./teve1.info/