Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka dhënë një lajm të mirë për kosovarët, pasi siç bëri të ditur ajo duke filluar nda 5 maji qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në Izrael.
Ambasadorja Ziv theksoi se nga data 5 maj e këtij viti, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë për në Izrael pa pasur nevojë për vizë.
“Që nga 5 maji 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Izrael si turistë pa pasur nevojë për vizë”, tha Ziv.
“Gëzohem t’ju njoftoj se Marrëveshja për heqjen e vizave u ratifikua në përvjetorin e katërt të Marrëdhënieve Diplomatike Izrael-Kosovë, në javën kur shënojmë 4 vjet marrëdhënie diplomatike midis dy shteteve, Izraeli dhe Kosova ratifikuan marrëveshjen për heqjen e vizave”, shkroi ajo në një postim në X.
https://twitter.com/AmbTammyZiv/status/1887054984874795026