0.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

Në Veri arrijnë 117 policë të ri, prej tyre 79 serbë

Në rajonin Veri arritën 117 policë të ri. Bëhet fjalë për gjeneratën e re të policëve të cilët u diplomuan në fund të muajit të kaluar. Nga numri i përgjithshëm, 79 të punësuar janë të nacionalitetit serb.

Policët e rinj janë vendosur të hënën në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.Bëhet fjalë për 117 policë, 79 prej të cilëve janë serbë, 21 janë boshnjakë dhe pjesa tjetër janë të kombësive të tjera.

Ata filluan të punojnë me zyrtarë më të vjetër, të cilët i mësojnë, praktikojnë dhe zbatojnë praktikën”, ka thënë për KoSSev Veton Elshani, zëvendës komandant i rajonit të PK-së Veri.

Ai saktëson se trajnimi do të zgjasë një vit dhe përfshin punën në patrullë, hetime dhe trafik.

“Rreth 30 policë nga 79 serbë janë nga veriu i Kosovës”, ka saktësuar ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT