21.7 C
Mitrovice
E shtunë, 20 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

I zhgënjyeri me VV, Baraliu: S’po tallet Trump, ju një lagje mes Evropës e Turqisë doni me nisë betejë

Veprimtari në SHBA, deri vonë një mbështetës i Vetëvendosjes, Bleron Baraliu, iu kundërvye qasjes e qëndrimeve të VV-së karshi politikës së administratës së re amerikane.

Baraliu shkroi se qasja e reagimi i tastjerologjistikës së VV’së pas goditjes së radhës nga SHBA për qeverinë Kurti dher VV- më e rënda ndonjëherë – është e palogjikshme. Ai konsideron se edhe e kanë keqkuptuar situatën dhe po e nënvlerësojnë seriozitetin. Po ashtu e thekson se po e mbivlerësojnë peshën e vet.

“Nuk e di prej nga gjithë kjo nervozë dhe injorancë e reagimeve kundër deklaratës së Grenell nga flakadanët e VV?! A po doni me ‘detyru’ vet Trumpin me dal dhe konfirmu qëndrimin e Grenell si qëndrim zyrtar të administratës Trump apo çka?!

Nëse jeni duke jetu në një shpellë dhe nuk keni vërejtur çfarë po ndodh, Trump nuk është duke u tallur kësaj rradhe, qasja e tij është një e stuhisë që nuk pyet për meteorologë e mure mbrojtëse. Kanada, Danimarka, Hamasi e Putini po optimizojnë si me u pozicionu karshi uraganit në White House, e ju spektakularët e një lagjeje mes Evropës e Turqisë po doni, të vetëm, me nisë betejën etike kundër ‘tiranisë’?!”

“Dëgjoni njerëz të ngutur e plotë iluzione: nëse Grenell thotë ‘nuk e duam Albinin dhe pikë!’, përgjigja nuk është ‘ne s’e pyesim Grenell, veç po ja rrit votën Binit, ai është pro-serb, nuk është ai Trump’ e broçkulla të ngjashme si këto.

Më lejoni t’ju ligjëroj pak mbi politikën amerikane dhe mënyrën e duhur të reagimit dhe ndërlidhjes me të. Në fund të fundit, unë kam qenë këtu mbi 30 vjet, qysh kur kemi filluar betejën për të tejkaluar cilësimin e UÇKsë si organizatë terroriste e plotë tjera si kjo”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT