Agon Maliqi nga shoqëria civile ka reaguar pas deklaratës së mbrëmshme të analistit dhe antërait të VV-së, Sadri Ramabaja, se Konferenca e Rambujesë është organizuar për shkak të aferës së presidentit Bill Clinton me sekretaren Monica Lewinsky.
Ramabaja mbrëmë, në dukje i frustruar dhe i papërmbajtur për shkak të mesazhit të qartë nga administrata Trump se nuk bashkëpunojnë me Qeverinë Kurti, e lëshoi një deklaratë krejt të çuditshme e të pabesueshme.
“Konferenca e Rambujesë nuk është organizuar edhe aq me insistimin e SHBA’së. Ideja ka qenë me gjetë pozicionin e palakmueshëm, diplmacinë amerikane – për shkak të asaj aferës Lewinsky atje”, tha Ramabaja.
Për këtë deklaratë jo normale, analisti Agon Maliqi pati kritika të ashpra.
“Ky lloj narracioni dikur dëgjohej vetëm në Sputnik apo tabloidet e Serbisë por ja që sot e sheh në mainstreamin mediatik të Kosovës si narracion gjysmë zyrtar. Çka kena bâ si vend me e meritu këtë psikozë kolektive mazohiste?”, tha Maliqi në Facebook.
Deklarata e Ramabajës dje nuk kaloi pa kundërshtim nga të pranishmit në studio, me Dardan Gashin i cili i tha se kështu edhe presidentit serb i vjen marre të flasë./gazetametro.net