16.8 C
Mitrovice
E shtunë, 20 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Syla: Amerika po flet pa kime në gojë kundër Kurtit, është i dyshimtë për ta

Gazetari dhe komentatori i njohur politik, Valon Syla, ka folur rreth reagimit të emisarit special Richard Grenell për qëndrimin e administratës Trump ndaj Qeverisë Kurti.

Emisari Grenell dha sinjal të qartë dje se administrata Trump nuk bashkëpunon me partnerë jo të besueshëm siç është Albin Kurti, për të cilin tha se as gjatë mandatit të presidentit Biden s’ishte i besueshëm.

Për këtë temë, Syla tha se qyetarët e Kosovës duhet të kenë kujdes se si votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit, meqë SHBA-ja haptazi ka dalë kundër qeverisë aktuale.

“Amerika përmes Diplomatit Grenell po flet pa kime në gojë për herë të parë kundër Qeverisë Kurti”, shkroi Syla në Facebook.

Gjithashtu, Syla përmendi edhe lajmet e tjera të rëndësishme që dolën gjatë ditës së djeshme për kryeministrin Kurti.

“Sot dita shkoj, me lajme që Kurti me shokë me whatsup jep lajme të dyshimta për korrupcion, pas deklaratës qëpo don me ja besu edhe fëmijët që me i thonë babë Kosova. E mas kësaj, doli lajmi se VV po denohet se i ka çu 3 gishta si serb midis Drenice si provokim i poshtër viktimizimi elektoral”, tha Syla.

Për fund, ai sërish iu kthye qëndrimit të emisarit Richard Grenell, duke thënë se Kurti konsiderohet si i dyshimtë për Shtetet e Bashkuara.

“Edhe del Emisari Special Grenell që thotë hapni sytë se që doni me pasë Amerikën mike, kujdes nga Albin Kurti sepse ai nuk llogaritet partner i besueshëm, pra i dyshimtë për ta”, shkroi Syla.

Dje Kosova pranoi një mesazh të drejtpërdrejtë nga administrata Trump përmes emisarit special Richard Grenell, i cili tha qartë se kjo administratë është e interesuar të punojë për paqe në Ballkan, por vetëm me partnerë të besueshëm./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT