5.2 C
Mitrovice
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

Kurti tha që veç ata që s’i duan fëmijët e tyre s’votojnë për VV, Krasniqi: Ma bre burrë se u bane përrallë

Kryeministri Albin Kurti ka vazhduar edhe dje me deklarata të çuditshme dhe të pazakonta, si pjesë e një fushate po aq të çuditshme që karakterizohet nga anekdotat e batutat, si dhe nga sulmet për të gjithë ata që s’e votojnë partinë e tij.

Dje kryeministri Kurti tha se “veç ata që nuk e duan familjen e fëmijët e tu, mundesh mos m’e votu për Vetëndosjes”.

Për këtë, profesori Milazim Krasniqi i reagoi Kurtit mjaft ashpër.

“Deklarata e këtillë është e pamoralshme, johumane, e palogjikshme. Idetë e tilla mund të gjallojnë vetëm në Korenë e Veriut, ku shteti paraqitet si pronar i fëmijëve. Ma bre burrë se u bane përrallë!”, shkroi Krasniqi në Facebook./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT