Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar partinë në pushtet në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Krasniqi ka pretenduar se VV-ja nuk largohet nga pushteti pa sherr.
“LVV ndoshta detyrohet të largohet nga pushteti pa dhunë, por nuk largohet pa sherr. Vetëm humbja bindëse e minimizon sherrin që mund t’i bëjë Kosovës pas zgjedhjeve”, tha ai.
“Prandaj më 9 shkurt 2025 duhet një lloj referendumi për largimin e saj sa më të padëmshëm nga pushteti. Nëse nuk ndodhë disfata e saj bindëse, mund të ndodhë kriza politike dhe të rikthehet dhuna”, ka shkruar Krasniqi.