Analisti Arbnor Sadiku ka thënë se nuk pret që më 9 shkurt, Lëvizja Vetëvendosje t’i marrë mbi gjysmën e votave të zgjedhjeve parlamentare, siç pati ndodhur katër vjet më parë.
Në debatin në KTV të premten, Sadiku ka thënë se ka informata brenda VV-së që kryeministri Albin Kurti do të dalë në opozitë nëse nuk e merr shumicën vet si parit.
“Nëse e shohim historinë, liderët që kanë pasur fushatë më nervoze kanë vërejtur që nuk i kanë numrat që i kanë parashikuar. Në këtë rast VV-ja e ka menduar të mbërrijë të paktën mbi 40 për qind dhe me bë qeverinë vet. Mendoj se rezultati i 14 shkurtit është i pamundshëm jo veç për këtë qeveri, por edhe për cilëndo, vetëm nëse do të jetonim në një botë ku fare s’ka opozitë atëherë ndoshta do të arrinte. Mendoj se arsyetimet janë që në njërën anë të bëhet presion e në anën tjetër e dinë se s’mund të mbërrihet. Nëse shihet se nuk mund t’i fitojë këto zgjedhje (vetë) e them edhe me burime brenda njerëzve që punojnë në VV gjasat janë të mëdha që të mos jetë kryeministër por lider i opozitës e t’ua mundësojë partive të tjera ta formojnë qeverinë”, ka thënë ai.
Ai e ka vlerësuar më të ashpër gjuhën e pushtetit në fushatë, sesa të opozitës