Refreni i këngës për Betejën e Grykës së Kaçanikut, u këndua para pak ditësh në një tubim të Lëvizjes Vetëvendosje në Kaçanik.
Ajo që e këndoi ishte ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Videoja brenda pak orësh u shpërnda gjithandej në rrjetet sociale.
Për këtë çështje, Nagavci është pyetur sot nga gazetarët nëse i ka rënë pishman për këndimin e kësaj kënge.
Mirëpo, ajo ka refuzuar të përgjigjet.
“Për jashtë temës, jashtë orarit të punës flasim për temat që nuk kanë të bëjnë me punën e ministres. Këtu jam në përgjegjësin time si ministre e Arsimit”, ka thënë shkurt Nagavci./INFOKUS