-0.5 C
Mitrovice
E enjte, 16 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Mbledhja e djeshme e Qeverisë, këto janë dy vendimet që u morën

Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje një mbledhje në formë elektronike, në të cilin ka marrë dy vendime.

Në njoftimin e lëshuar nga ZKM thuhet se është miratuar Programi për Referoma në Ekonomi 2025-2027, si dhe vendimi për autorizimin e Ministrit të Financave që të aprovojë transferet nga nën program “Shpenzimet e Paparashikuara” në ndonjë program tjetët të Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore, për shumat individuale të kërkuara deri në vlerën 40 mijë euro.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar Programin për Reforma në Ekonomi 2025-2027 dhe vendimin për autorizimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve që të aprovojë transferet nga nën-programi “Shpenzimet e Paparashikuara” në ndonjë nën program tjetër në tabelën 3.1 dhe 4.1 të Ligjit Nr. 08/L-332 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025, për shumat individuale të kërkuara deri në vlerën prej 40 mijë euro”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT