-1.2 C
Mitrovice
E enjte, 16 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Kurti: 300 biznese të reja dhe 500 punësime në veri, Banka Ekonomike hap degën në Leposaviq

Sot në Leposaviq u bë hapja e degës së re të Bankës Ekonomike.

Në hapjen e degës së re mori pjesë dhe kryeministri Albin Kurti.

“Mbi 300 biznese janë hapur dhe afër 500 qytetarë nga komuniteti serb janë punësuar në veri të Kosovës gjatë vitit 2024. Sot, Banka Ekonomike e hapi degën e 33-të të saj në Kosovë, kësaj radhe në Leposaviq, duke ofruar shërbime moderne për biznese dhe qytetarë, e të cilat i ofron edhe në secilën pikë tjetër në Kosovë, vetëm se këtu tash me pajisje të reja të teknologjisë së fundit. Banka aktualisht ka pesë punëtorë, tre serbë e dy shqiptarë”, ka shkruar Kurti.

Kurti uroi qytetarët e Leposaviqit për hapjen e degës dhe u dëshiroi punë të mbarë.

E plotë:

Mbi 300 biznese janë hapur dhe afër 500 qytetarë nga komuniteti serb janë punësuar në veri të Kosovës gjatë vitit 2024. Sot, Banka Ekonomike e hapi degën e 33-të të saj në Kosovë, kësaj radhe në Leposaviq, duke ofruar shërbime moderne për biznese dhe qytetarë, e të cilat i ofron edhe në secilën pikë tjetër në Kosovë, vetëm se këtu tash me pajisje të reja të teknologjisë së fundit. Banka aktualisht ka pesë punëtorë, tre serbë e dy shqiptarë.
Urime qytetarëve të Leposaviqit dhe punë të mbarë!

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT