-4.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 15 Janar, 2025
spot_imgspot_img

E konfirmon Prokuroria: Nuk kishte autorizim për mbylljen e disa strukturave paralele serbe

Prokuroria e Shtetit ka reaguar pas disa aksioneve të policisë së Kosoëvs në mëngjesin e sotëm e ku janë mbyllur disa objekte ku funskiononin strukturat paralele serbe, raporton Periskopi.

Sipas një njoftimi për media, Prokuroria sqaron se Prokuroria Themelore në Prishtinë me qëllim të transparencës dhe sqarimit të opinionit publik, njofton se lidhur me rastin e kryerjes së kontrolleve dhe bastisjeve në disa lokacione për shkak të dyshimit se ekzistojnë struktura paralele, prokurori i shtetit sqaron opinionin publik se nuk ka autorizuar kryerjen e kontrollit apo bastisjes në këto lokacione.

Tutje në njoftimi thuhet se për shkak se nuk ka pasur ndonjë kërkesë zyrtare me shkrim për kryerjen e këtij aksioni nga ana e institucioneve gjegjëse, për çka edhe nuk është ofruar kurrfarë prove para prokurorit të shtetit për t`u krijuar dyshimi i bazuar se është duke u kryer ndonjë vepër penale që bie nën kompetencën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Prokurori i shtetit duke pasur parasysh faktin që me këtë rast nuk janë përfillur procedurat e nevojshme të përcaktuara decidivisht në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, nuk ka mundur që në rastin konkret të lëshohet çfarëdo autorizimi. Prokurori i shtetit është i gatshëm dhe i përkushtuar në ndjekjen e veprave penale dhe kryerësve të tyre, gjithmonë duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, si dhe duke u bazuar në parimin e barazisë dhe mos diskriminimit të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT