-2.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 15 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Bytyqi nga AAK: Albin Kurti më ka thirrë për kafe personalisht, s’i kam shku – është ka dështon gjithkund

Kandidatja për deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit nga radhët e AAK-së 137, Albana Bytyqi (nr.6), në emisionin “PolitiKaos” të GazetësDemos, ka dhënë disa detaje të padëgjuara më parë për anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në mesin e deklarimit, Bytyqi foli edhe për kreun e ekzekutivit, Albin Kurti, të cilin e kritikoi ashpër për mosqeverisje të duhur me vendin për katër vjet sa ishte në pushtet, teksa shtoi se nuk beson që në këto zgjedhje do të marr më shumë se 25% nga mbështjetja e qytetarëve të Republikës, pasi i njëjti “nuk po mundet me e gjetë vetën, dhe është duke dështuar gjithkund”.

Bytyqi për Kurtin nuk pati vetëm kritika. Ajo ndër tjera tregoi edhe se i njëjti i kishte kërkuar ndihmë.

Bëhet fjalë për vitin 2021, ku sipas deputetës së AAK-së, Kurti e ftoi për një kafe, ku ia kërkoi votën e saj pro Presidentes Vjosa Osmani, kërkesë të cilën Bytyqi u shpreh se e kishte refuzuar, dhe se nuk ishte takuar me të as për kafe.

“Kurti më ka thirrë edhe për kafe, por s’i kam shku. Në 2021 më ka thirrë për kafe. Më ka thirrë për me e votu Presidenten, dhe s’i kam shku. Personalisht më ka thirrë”, tha Bytyqi në “PolitiKaos” të GazetësDemos./GazetaDemos

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT