Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka ritheksuar premtimin e tij të mostatimit të pagave më të ulëta.
Bedri Hamza, i cili i prin listës së PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka vendosur të garojë me premtime të mëdha kryesisht në fushën e ekonomisë, duke vënë theksin në rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe mostatimin e pagave më të ulëta.
“Zero tatim për pagat deri në 400 euro. Kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme dhe Kosovës i duhet një qasje e re për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve”, shkroi Hamza në Facebook.
Gjithashtu, kandidati i PDK-së ka premtuar rritjen për 70% të pensioneve bazike, si dhe për 50% të kategorive të dala nga lufta.
Përndryshe, PDK-ja garon me numrin 131 në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe fushatën zgjedhore e ka filluar me tubime të mëdha në disa qendra kryesore si Prishtina dhe Ferizaj./gazetametro.net