33.7 C
Mitrovice
E enjte, 21 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

“Vjosë, po dëshmon se po bëhesh marionetë e burrave, dilu zot votave, ose kërkoju falje atyre që të besuan”

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kritikuar nënkryetaren e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmanin pas zhvillimeve të fundit politike në vend.

Musliu ka thënë se Osmani është duke e mbytur zërin e grave, ndërsa sipas saj ajo po dëshmon se është bërë marionetë e burrave. Musliu kërkon nga Osmani që tu dal zot votave të cilat i ka marrë, ose të kërkoj falje për besimin që qytetarët ia kanë dhënë.

“VJOSA thoje se gratë me ty do të kenë ZË por ti je duke e mbytur ZËRIN e tyre. Përditë e më shumë po e dëshmon që pranove të bëhesh MARIONETË e burrave. Dilju zot votave që more ose kërkoju falje atyre që të besuan”, shkruan Musliu./Telegrafi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT