28 C
Mitrovice
E mërkurë, 24 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Syla – Kurtit: Performancë e hajdukit, rrencit dhe llaskucit me rrezik në rrëshqitje edhe të tradhtisë kombëtare

Gazetari Valon Syla e këshilloi kryeministrin Albin Kurtin që të kryej detyrën si qytetarë pasi nuk e ka atë privilegj t’i shmanget drejtësisë më e as nuk do t’ia mundësojnë si dikur.

Komentatori politik e theksoi se askush s’është mbi ligjin e as kryeministri që siç shkruan s’mund t’i ikë përgjegjësisë e llogaridhënies si për vete as për vartësit e tij hajna, siç shkruan,

“Çu shko jep llogari se Kryeministrat para teje për akuza koti në Hagë kanë shku e kanë jep dorëheqje, jo ti për hajni të bashkëpartiakëve tash milionera e dikur aktivista me tesha të harrnume për manipulim opinioni”. Askush nuk është mbi Ligjin. Ta kanë falë lotsjellsin e ste kanë shti në burg. Ta kanë falë bazukën e sulmin terrorist mbi Presidencë e Parlament të Kosovës… nuk ta falë mo askush”, shtoi Syla.

Syla e theksoi se ky fund i këtij pushteti s’ishte befasi për të, e s’kishte si të përfundonte ndryshe kur në përbërje ka ‘hajna të rëndomtë e krejt ushujzat e ckrajat e ish sistemeve e qeverive” siç i cilëson.

“Edhe më vjen mirë që të erdh reni me fol per hajni. Une e kam ditë gjithmonë, por kam pritë me kuptu tjerët e me ju nxonë ligji juve nje nga nje.Ku jeni o hajna të rendomtë dhe llaskuca se i keni mbledh krejt ushujzat e ckrajat e ish sistemeve e qeverive… dhe qysh kane përfundu ata, do të përfundoni edhe ju. Me përmbysje e ikje, fshehje e rrena…Plus kësj mos harro se keni kriju shumë armiq brenda e jashtë vendit dhe të gjithë tash e presin momentin e tyre me ja u kallxu vendin qe e meritoni, se nime ka nevojë edhe Albin Baba, me lexu parathënie se prej hajnive te Vetëvendosjes në Qeveri, ju kanë grumbullu leximet e librave që i ka mbulu pluhuri i historisë… koha është të ecë te shtëpija e ti kthehet leximit se dobet… performancë e hajdukit, rrencit dhe llaskucit me rrezik në rrëshqitje edhe të tradhëtisë kombëtare”./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT