19.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 24 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Ahmeti: Nuk më vjen mirë që marrëdhëniet e Kosovës me SHBA’në e BE’në janë aq të ftohta

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se nuk është mirë që janë ftohur marrëdhëniet me SHBA-të dhe BE-në, pasi sipas tij, pa ndihmën e aleatëve është e vështirë që Kosova të aderojë në NATO.

Në një ceremoni të organizuar nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në prag të Ditës së Veteranit, kryetari i BDI-së tha se bashkë me aleatët është çliruar Kosova, andaj sipas tij nevojitet një unitet shumë më i madh.

Me hyrjen e Kosovës në NATO dhe BE, qytetarët do të jetojnë të lirë, në paqe e stabilitet, tha Ahmeti.

“Ju jeni klasa më e lartë e sakrificës e angazhimeve që Kosova sot është shtet. Por misionet akoma s’kanë mbaruar. Më shumë se sot, ne na duhet uniteti të jemi krahët e njëri-tjetrit. Nuk më vjen mirë që marrëdhëniet janë aq të ftohta me Amerikën e Evropën, sepse pa organizimin e SHBA-së, BE-së dhe aleatëve tanë në NATO është shumë vështirë. Bashkë me aleatët e çliruam Kosovën. Ne na duhet uniteti akoma edhe më i fortë. Nuk më vjen mirë që gjuha shqipe nuk është gjithë zyrtare në qeveri. Kosova në NATO e në BE, të jetojmë të lirë në paqe dhe stabilitet”, tha Ahmeti.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT