1.7 C
Mitrovice
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
spot_imgspot_img

Behrami: PDK do të rrisë pagat 50% në sektorin publik, në privat paga 400 euro nuk do të tatohet

Kandidati për deputet nga rradhët e PDK-së, Artan Behrami, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës do të rrisë pagat 50% në sektorin publik.

Ndërkaq për sektorin privat Behrami ka thënë se me programin e Bedri Hamzës paga nën 400 euro nuk do të tatohet fare.

Rritje sipas tij do të ketë edhe të pensioneve për çka ka thënë se pensioni më i vogël do të jetë 200 euro, kurse pensioni kontribut-dhënës do të rritet 30%.

“Prioritet kryesor është rritja e pagave në sektorin publik 50 përqind. Sa i përket sektorit privat do të ketë intenca edhe për bizneset psh, paga nën 400 euro nuk do të tatohet fare, sepse shumë biznese që e kanë 400 euro ajo tatimohet me 16 përqind, pra paga me 800 euro do të tatohet vetëm me 8 përqind dhe ajo mbi 800 euro është vetëm me 10 përqind. Sa i takon pensioneve, pensioni më i vogël me programin e Bedri Hamzës është 200 euro, ndërsa pensioni kontribut-dhënës do të rritet me 30 përqind. 50 përqind përfitime do të kenë veteranët e luftës”, ka thënë Behrami në emisionin “Këndi i Debatit”, në Tëvë1.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT