Analisti politik, Halil Matoshi ka komentuar deklarimet e fundit të kryeministrit të vendit, Albin Kurtit për sulmin në veri të vendit.
“Edhe unë kam asnjë arsye me i besu Albin Kurtit. Serbia bën çmos përmes grupeve të Radojçiqit me destabilizu Kosovën, por kur dje Christopher Hill në Beograd tha se me të dhënat që kanë në FBI, na nuk kem hala informacion që Serbia është e implikuar”, ka thënë Matoshi.
Matoshi ka thënë se Kurti me deklarimet e tij po del kundër SHBA-ve, zyrtarët e së cilës kanë deklaruar se nuk kanë ende informacione që Serbia është e lidhur me sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit.
“Ky po del sot kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po thotë jo, jo FBI jem po thotë ndryshe. Hajde matemi. FBI jem po flas me metaforë”, ka thënë Matoshi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.