2.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024
spot_imgspot_img

Cana: Kurti po e keqpërdor buxhetin e shtetit për arsye elektorale, ju kemi paralajmëruar

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Edon Cana, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po e keqpërdorë buxhetin e shtetit për qëllime elektorale.

Cana ka thënë se me veprimet e tij populiste, Kurti po e rrezikon të ardhmen financiare të vendit.

Ai teksa i është referuar vendimit të fundit të Qeverisë për të ndarë mjete financiare prej 100 euro për fundvit për pensionistët dhe fëmijët, ka shpërndarë një video të disa muajve më parë, ku kishte paralajmëruar se kjo do të ndodhë.

Ju kemi paralajmëruar se Kryeministri Kurti do ta keqpërdor buxhetin e shtetit për arsye elektorale. Populizëm dhe keqpërdorim që rrezikon të ardhmen financiare të vendit”, ka shkruar Cana.

“Kryeministri Kurti do të marrë disa vendime populiste duke e përdorur buxhetin e shtetit për të arritur, apo për ta rritur popullaritetin e tij dhe do ta shohim. Është shumë mirë që ti referohemi pastaj shtator, tetor dhe nëntor, sepse thonë njerëzit jo nuk është ashtu, por nga shtatori fillojnë veprimet populiste, rritja e rrogave, rritja e shtesave, jo për qëllime të kalkuluara të zhvillimit ekonomik”, thotë ai në videon e publikuar. /Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT