-0.7 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024
spot_imgspot_img

Ariana Musliu – Shoshi publikon foto me Bedri Hamzën nga fushata e 2019-ës kur ajo u bë deputete për herë të parë, tani është sërish kandidate edhe për një mandat

Ariana Musliu-Shoshi, deputete e PDK-së, ka ndarë një moment të veçantë nga fushata e saj zgjedhore parlamentare të vitit 2019, duke përkujtuar me krenari momentin e saj të parë si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës.

Ajo thekson se ky sukses i parë nuk ishte vetëm një arritje personale, por një reflektim i angazhimit dhe punës së palodhshme për të përfaqësuar qytetarët dhe për të kontribuar në zhvillimin e vendit, transmeton portali DrenicaOnline.

Në postimin e saj, Musliu-Shoshi thekson mbështetjen dhe motivimin që ka marrë nga prania e Bedri Hamzës gjatë fushatës, duke theksuar rëndësinë e besimit dhe përkushtimit në realizimin e vizionit të saj për një të ardhme më të mirë.

Ajo është e angazhuar për të vazhduar rrugëtimin e saj politik, duke u përpjekur të sjellë ndryshime pozitive për qytetarët dhe për Kosovën.

Ky moment për Musliu-Musliun shënoi fillimin e rrugëtimit të saj politik dhe mbetet një kujtim i veçantë në angazhimin e saj për të sjellë përmirësime në jetën e qytetarëve të Kosovës./DrenicaOnline/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT