0.9 C
Mitrovice
E martë, 24 Dhjetor, 2024
spot_imgspot_img

Gjendet një person i vdekur në veri

Me datën 23.12.2024 stafi mjekësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Zubin Potok, kanë njoftuar stacionin policor në lidhje me një informatë për një person që dyshohet se është pa shenja jete në fshatin Veli Breg të Zubin Potokut.

Njësitë relevante policore së bashku me stafin mjekësor dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në viktimën e cila ndodhej e shtrirë në dhomën e një shtëpie banimi. Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi është pa shenja jete.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pa jetë me urdhër të Prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT