15.7 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Bajqinovci: Sondazhi i fundit tregon qartë mbështetjen e madhe për LVV-në dhe krizën e thellë të opozitës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook është shprehur se sondazhi i fundit tregon qartë mbështetjen e madhe për LVV-në dhe krizën e thellë të opozitës.

”S’ka kthim mbrapa!Paskan me i shkarku kryetarët e partive opozitare.Sondazhi i fundit, i cili pritet të publikohet, tregon qartë mbështetjen e madhe për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe punën e qeverisë Kurti. Ndërkohë, ky sondazh vë në pah krizën e thellë të opozitës, e cila nuk ka as vizion, as zgjidhje për problemet e vendit”, ka shkruar Bajqinovci.

Më tutje ai ka thënë se shifrat janë të pamëshirshme dhe të qarta dhe se qytetarët kanë vendosur se kush e meriton besimin dhe kush jo.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT