Një status të çuditshëm e ka bërë në rrjete sociale kandidati i VV-së për deputet, Luan Gacaferi.
Ai ka thënë se falë Albin Kurtit, Kosova po bëhet me 23 mijë foshnje për 10 muaj.
“Albin Kurti përveç se po e bënë Kosovën me fabrika të armatimit, Kosovën po e bënë edhe me gati 23 mijë foshnje në 10 muaj❤️💪”, ka shkruar ai në Facebook.
Gacaferi njihet për postime të shumta në rrjete sociale, dhe përkrahje në stil militanti për partinë në pushtet.
Ai është pjesë e Listës Guxo.