16.7 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Hamza: Kur e bëj një premtim e realizoj, pagat i rris për 50%

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ka bërë një premtim të madh për të gjithë punëtorët e sektorit publik në Kosovë. Nëse ai do të vijë në qeveri, premton Hamza, pagat do të rriten për 50%.

Kryetari i Mitrovicës e ka filluar fushatën jozyrtarisht, teksa po mban tubime në Kosovë e në diasporë. Premtimi i tij kryesor, nën slloganin “Kosova mundet ma mirë”, është rritja masive e pagave.

Hamza premton se pagat për shërbyesit publikë, ku përfshihen ushtarët, policët, mësuesit, profesorët, infermierët dhe të tjerët, do të rriten për 50% brenda vitit të parë qeverisës.

“Tash po them që, po, pagat kemi me i rritë pagat 50%”, tha Hamza dje në tubimin e fundit, duke bërë edhe premtime të tjera kryesisht në sektorin e arsimit.

Bedri Hamza është prijësi i listës së PDK-së për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ndërsa fushata zyrtare nuk fillon deri në janar./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT