5.7 C
Mitrovice
E martë, 28 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Djali i Thaçit e uron Grenellin për pozitën e re: Bota ka nevojë për misionet speciale të SHBA’së

Endrit Thaçi, djali i ish presidentit, Hashim Thaçi ka uruar Richard Grenell për postin e ri në administratën e Trumpit.

Endrit Thaçi ka thënë se kjo është një detyrë e përshtatshme për Grenellin.

Ai shkroi se “bota ka nevojë për misionet speciale të SHBA’së”, dhe se një detyrë e tillë i përshtatet Grenellit.

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të shtunën se ka zgjedhur ish-shefin e tij të zbulimit Richard Grenell, si të dërguar presidencial për misione të posaçme, një post ku ai pritet të ndihmojë administratën e ardhshme që të përballet me disa nga sfidat më të vështira të politikës së jashtme.

TË FUNDIT

TË FUNDIT