Mendimi për motin – 11.12.2024 – Trendet javore
Java e ardhshme, në bazë të trendeve të fundit javore, paraqitet me mot më stabil dhe me intervale më të gjata me diell. Temperaturat pritet të marrin një trend të rritjes, me maksimale ndërmjet 5C e 10C.
Në ditët e fundit të dhjetorit pas datës 23, mund të priten depërtime të masave më të ftohta ajrore, që zbresin temperaturat maksimale pranë 0C, ndërkohë që paraqiten kushte për të reshura, që me këto temperatura të ulëta, shpesh mund të jenë në formë dëbore.