Prokuroria Speciale e ka ftuar për intervistim Kryeministrin Albin Kurti, në cilësinë e dëshmitarit. Në thirrjen e Prokurorisë figuron se ai duhet të paraqitet për intervistim më 16 dhjetor.
Vepra penale për të cilën është ftuar të dëshmojë Kurti hynë tek ato të korrupsionit zyrtar, saktësisht Nenin 414 “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, shkruan Reporteri.net.
“Personi zyrtar, i cili duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij ose nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër ose që t’i shkel të drejtat e personit tjetër, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet”, parashihet në këtë nen.