13.4 C
Mitrovice
E enjte, 28 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Kurti në Vlorë, krah Ramës në ngritjen e flamurit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është parë krah homologut Edi Rama, presidentit Bajram Begaj dhe kryekuvendares Elisa Spiropali gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit në Vlorë.

Shqipëria sot po feston 112-vjetorin e Pavarësisë.

Si çdo vit, Vlora, qyteti simbol i kësaj date të shënuar mbarëkombëtare, mikpriti qindra qytetarë në ceremonialin shtetëror të ngritjes së Flamurit, ku mori pjesë edhe Kryeministri Rama, i cili vendosi një kurorë me lule dhe u përkul në shenjë respekti pranë vendprehjes monumentale të Ismail Qemalit.

Personalitetet më të larta politike të Shqipërisë dhe Kosovës; Presidenti i Republikës Bajram Begaj, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishin pjesë e festimeve që nisën në sheshin e Flamurit me Himnin Kombëtar dhe vijuan me homazhet e zhvilluara në nderim të përpjekjeve dhe sakrificave të patriotëve shqiptarë për pavarësi.

Dita e pavarësisë është një moment reflektimi dhe krenarie për të gjithë shqiptarët, ku vlerësohet historia, kultura dhe identiteti kombëtar.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT