4 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Qeveria e Vetëvendosjes më e dobëta në investime kapitale

Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje nën kryeministrin Albin Kurti është kritikuar vazhdimisht për ritëm të ulët dhe mungesë të investimeve kapitale përgjatë katër viteve të mandatit të plotë qeverisës.

Në mandatin e parë të plotë të ndonjë qeverie në Kosovë, fundi i tij e gjen Kosovën pa ndonjë projekt apo investim të madh që do të ishte simbol i qeverisjes së këtyre katër viteve.

Instituti GAP ka publikuar të martën një graf me shifra të detajuara të investimeve kapitale të realizuara në dekadën mes viteve 2014 dhe 2024. Në shifra vërtetohet ajo që është thënë nga opozita dhe kritikët tjerë gjatë këtyre katër viteve që investimet kapitale kanë qenë të ulëta dhe paratë e taksapaguesve nuk janë shfrytëzuar si duhet nga qeveria dhe ministritë përgjegjëse.

Shifrat e GAP, një prej instituteve më të specializuara për hulumtime të natyrës ekonomike, tregojnë që vlera më e lartë e shprehur në përqindje e investimeve kapitale e bërë nga ndonjë qeveri ka qenë më 2015, me 89 përqind të buxhetit të shfrytëzuar, plot 457.6 milionë euro.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT