Deputetët e Kuvendit të Serbisë po debatojnë për propozim-buxhetin për vitin 2025 dhe ligjet shoqëruese. Përveç propozim-buxhetit për vitin e ardhshëm, në rendin e ditës të seancës janë rreth 50 pika.
Anëtarët e qeverisë dhe opozitës janë përplasur për një kohë të shkurtër në sallën e kuvendit.
Deputetët e koalicionit qeverisës dhe opozitës dolën në foltore duke mbajtur pankarta, pas së cilës pati të bërtitura, shtytje dhe hedhje letrash dhe uji, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Disa deputetë u ngritën nga vendet e tyre, kështu që kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq, ka thirrur sigurimin të reagojë.
/RTS/