-3.2 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Deputetja Krasniqi pas miratimit të buxhetit: Albin Kurti synon ta mbajë popullin me lëmoshë e jo me zhvillim e punësim

Deputetja Rrezarta Krasniqi nga radhët e LDK-së tha se buxheti i miratuar sot ështe pa vizion.

Postimi i plotë:

Sot u miratua buxheti për vitin 2025. Nje buxhet pa vizion të qartë për Kosovën, një buxhet i stagnimit e regresit ekonomik.

Edhe në vitin 2025 Albin Kurti e Vetëvendosje synojnë t’a mbajnë popullin me lëmosha e jo me zhvillim e punësim.

Për herë të parë, nuk janë marrë parasysh amendamentet e opozitës në buxhet. Një veprim tërësisht jodemokratik dhe diskriminues.

Ky buxhet është jetëshkurtë. Pas 9 shkurtit, me rikthimin e Lidhjes Demkratike të Kosovës në qeverisje dhe Lumir Abdixhikun si Kryeministër, ky buxhet do të rishikohet.

#behundryshimi

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT