Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë në një stërvitje me ngarkesa të nxehta dhe të ftohta me aviatorët e ushtrisë amerikane si dhe ushtarët e Ushtrisë gjermane të caktuar në Komandën Rajonale të KFOR-it.
Në njoftimin e KFOR-it thuhet se është bërë edhe njohja me helikopterin “UH-60MBlackhawk”.
KFOR-i thotë se ky trajnim bën që njësitë tokësore dhe ekuipazhet e fluturimit të kuptojnë nevojat dhe aftësitë e misionit të njëri-tjetrit.
“Aviatorët e ushtrisë amerikane dhe ushtarët e ushtrisë gjermane të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit #KFOR të udhëhequr nga #NATO u bashkuan për të kryer stërvitje me ngarkesë të nxehtë dhe të ftohtë dhe njohje me helikopterin UH-60M Blackhawk. Trajnimi lejon njësitë tokësore dhe ekuipazhet e fluturimit të kuptojnë më mirë nevojat dhe aftësitë e misionit të njëri-tjetrit”, thuhet në njoftim.
KFOR thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së, për një mjedis të qetë e sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
“Ushtarët e Forcave të Kosovës vazhdojnë të punojnë së bashku dhe të qëndrojnë të përgatitur për operacionet e futjes së ajrit, qoftë për reagime emergjente apo patrullime të vijës kufitare administrative”.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in (Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
/Reporteri.net/