12.5 C
Mitrovice
E martë, 19 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Rregullohet ngrohja në shkollën “Ismail Qemali” në Mitrovicë

Në shkollën fillore model “Ismail Qemali” në Mitrovicë janë rregulluar ngrohjet gjatë kësaj fundjave.

Lidhur me këtë çështje ka folur edhe kryetarja e Këshillit Drejtues të shkollës, Suada Saraçi-Koxhadish.

“Këshilli i Prindërve në bashkëpunim me drejtorin dhe stafin e shkollës kanë angazhuar vullnetarisht kompaninë “A. Nika” për rregullimin e sistemit të ngrohjes së shkollës. Gjatë gjithë javës dhe fundjavës që lamë pas, stafi i shkollës ka qenë i angazhuar për zgjidhjen e këtij problemi, i cili është eliminuar dhe deri më sot, për fat të mirë, gjithçka është funksionale” – ka thënë Saraçi-Koxhadish.

“Në ditët në vijim se çfarë na pret nuk e dimë sepse ka edhe disa probleme të vogla që duhet ndërhyrë për t’u eliminuar, ndërsa çështjen e çatisë së objektit të shkollës, DKA-ja e ka marrë përsipër riparimin”– ka thënë Suada Saraçi-Koxhadish për Kallxo.

Kurse, kryetari i Këshillit të Prindërve në shkollën “Ismail Qemali”, Jeton Ibishi, tha se është krenar për rregullimin e këtij problemi.

“Jam shumë i lumtur që nuk pati nevojë për ndonjë bojkot dhe as ndonjë protestë si është paralajmëruar nga KDSH, gjithashtu jam krenar që kemi arritur ta aktivizojmë edhe kaldajën e dytë që ka qenë totalisht jashtë përdorimit që disa vite” – tha ai.

“Njëra pompë është e dëmtuar në tërësi dhe atë janë duke e blerë Drejtoria për Arsim në Komunën e Mitrovicës, në mënyrë që ngrohjet qendrore të jenë 100% në rregull”-ka thënë Jeton Ibishi.

Ibishi tutje tha se puna vullnetare e prindërve dhe një kompanie kanë bërë që të rregullohet gjendja.

“Vendosmëria jonë kolektive, puna e Arton Nikës me ekipin e tij e shpëtuam mësimin që mos të ketë ndërprerje”– ka përfunduar Ibishi.

Ndërsa drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu, ka reaguar ne rrjetin social Facebook duke thënë se bashkimi bënë fuqi.

“Bashkimi bënë fuqi, për evidentimin e problemeve teknike në shkollën “Ismail QemailI-Model”, u bëmë bashkë me mësimdhënësit, stafin teknik, këshillin e prindërve dhe komunitetin, ku gjatë dy ditëve të vikendit punuan pa u ndalë, në mënyrë që mësimi të zhvillohet normalisht”-ka thënë Kadriu në Facebook.

“Drejtoria e Arsimit dhe Komuna ka rregulluar edhe pjesën e çatisë ku uji ka depërtuar në sallën e edukatës fizike”-kishte thënë ajo./kallxo

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT